Portretet familjare janë gjithnjë të vështira për t’u realizuar, veçanërisht kur ke tetë ‘fëmijë’ të cilët duhet të mbash nën mbikqyrje.
Por kjo tufë luanësh e bën shumë të thjeshtë përpjekjen, teksa ata rreshtohen qetësisht në mënyrë natyrale për pamjen e përkryer të familjes.
Fotot mahintëse u morën nga tufa e tre luaneshave me tetë këlyshët e tyre në rezervatin Serengeti Loliondo në Tanzani.
Parku kombëtar i Serengeti që strehon kafshët e mahnitshme, shtrihet në më shumë se 12,000 milje katrorë.
Vetë emri i tij Serengeti vjen nga gjuha vendase Maasai dhe do të thotë ‘Fushë e pafund’.
Pamjet e rralla u kapën nga fotografja Barbara Fleming, e cila në një prej tyre bëri që të tetë këlyshët të shikonin të gjithë nga kamera.
Që prej viteve 1960-të popullata botërore e luanëve ka rënë me 60 përqind, për arsye të humbjes së habitatit dhe avancimit të njeriut në territorin e botës së egër.
Top Channel