Top Channel mëson se Emiliano Shullazi ka marrë në mbrojtjen e tij edhe një avokate amerikane.
Kështu veç avokatit shqiptar Vladimir Meçe, ai tashmë ka avokate edhe Lambrini Nassis.
Nassis është një avokatë greko-amerikane që i bashkangjitet kështu trupës së mbrojtjes dhe është e miratuar nga dhoma e avokatisë.
Nassis paraqitet sot për herë të parë.
Kujtojmë se në apelin e posaçëm, procesi ishte i bllokuar qe prej janarit, 2019. Para disa muajsh pasi Shullazi u shpall fajtor në shkallën e parë, e apeloi dënimin, por deri më sot nuk është zhvilluar asnjë seancë. Shkak i shtyrjeve kryesisht kanë qenë kërkesat e avokatëve për largim të gjyqtarëve nga trupa, apo dhe dorëheqjet e vetë gjyqtarëve.
Aktualisht gjyqtarë në apelin e posaçëm për Shullazin janë të caktuar nga KLGJ Artur Kalaja, Astrit Kalaja dhe Miliana Muça.
Në këtë proces janë dorëhequr 10 gjyqtare nga gjykimi dhe 20 janë të larguar me kërkesë të të pandehurve Shullazi, Dani etj pasi kishin konflikt interesi apo kishin marre pjesë në gjykime të bashkëlidhura me çështjen.
Emiliano Shullazi është një personazh i njohur për policinë kriminale në vend, por veçanërisht në kryeqytet dhe në Durrës. Në këto qytete ai ka qenë i dyshuar për aktivitete të ndryshme kriminale.
Top Channel