Agjencia Evropiane e Policisë (EUROPOL) ka arrestuar 228 persona në aksione kundër krimit të organizuar në Evropë.
Në deklaratën e EUROPOL-it theksohet se aksionet u kryen në bashkëpunim me forcat e sigurisë të 17 vendeve.
Theksohet se gjatë aksioneve, u kontrolluan më shumë se 67 mijë automjete dhe u verifikua identiteti i 70 mijë personave. U arrestuan 228 persona, kurse 88 automjete, ar dhe para u sekuestruan.
Në Gjermani, për shkak të dyshimit të forcave daneze të sigurisë, u arrestua një person i cili u përcaktua se është anëtar i një grupi kriminal që vjedh navigimin GPS nga pajisjet bujqësore.
Në automjetin e të dyshuarit u gjetën 30 pajisje GPS, thuajse 100 kilogramë ar dhe argjend, 50 telefona të mençur dhe 20 kompjuterë.
Theksohet se i dyshuari do të ekstradohet në Danimarkë.
EUROPOL në kuadër të fushatës “Trivium” që nga viti 2013 ka kryer aksione ndërkufitare në Evropë kundër kontrabandës, vjedhjeve dhe krimit të organizuar.
Top Channel