Princi Harry i tha Princit William se funerali i Dukës së Edinburgut ishte ‘siç do të donte ai’, kanë pohuar lexuesit e buzëve.

Vëllezërit e larguar folën me njëri-tjetrin ndërsa përcollën gjyshin e tyre, Dukën e Edinburgut për në banesën e fundit në Kështjellën Windsor të shtunën, pasi ata u shfaqën në publik së bashku për herë të parë në më shumë se një vit, shkruan DailyMail.

Duke folur për Express UK, lexuesit e buzëve pretenduan se Duka i Kembrixhit tha: “Po ishte shumë mirë, apo jo”, të cilës Harry iu përgjigj: “Ishte ashtu si donte”, në një shkëmbim bisede që u bë pas ceremonisw mortore.

Duka i Sussex-it fillimisht u pa duke folur me kunatën e tij, Kate Middleton kur ata u larguan nga kisha dhe filluan të ecnin, por ajo u duk se rrinte pezull, kështu që ai mund të fliste me Williamin për disa çaste pa qenw ajo prezente.

William dhe Harry u panë për herë të fundit në publik së bashku në një shërbim të Ditës së Komonuelthit në mars të vitit të kaluar, pas ndarjes së ashpër të Harryt dhe Meghanit nga Familja Mbretërore.

Marrëdhëniet u acaruan më tej nga intervista e çiftit me Oprah Winfreyn muajin e kaluar, në të cilën ata folën kundër mbretërve të moshuar ndërsa Philip, i cili vdiq të premten e kaluar në moshën 99 vjeçare, qëndronte aso kohe i shtrirë në spital.

Duka dhe Dukesha e Susse-it akuzuan Familjen Mbretërore për racizëm institucional dhe pretenduan se një anëtar i familjes, duke theksuar se s’ishte Mbretëresha ose Princi Philip vunë në dyshim se çfarë ngjyre do të kishte lëkura e djalit të tyre, Archie.

Është raportuar javën e kaluar se William kishte folur shkurtimisht me vëllain e tij në telefon përpara ceremonisë, megjithëse burimi tha se komunikimi kishte qenë “më shumë mesazhe se sa komunikim me zw”.

William dhe Harry ecën në rreshtin e tretë me kushëririn e tyre Peter Phillips nw mes tyre, prapa katër fëmijëve të Mbretëreshës.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA