U përpoq të kalonte kufirin me dokumente të rreme, arrestohet nigeriani në Durrës
19/04/2021 10:32
Një shtetas nigerian është arrestuar në Durrës, pasi tentoi të kalonte kufirin me dokumente të dyshuara të falsifikuara.
Policia njofton se ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e 24-vjeçarit, C.M.
Policia e Durrësit, po ashtu njofton se ka arrestuar një drejtues mjeti në Shijak, pasi u konstatua në gjendje të dehur në timon. I arrestuari është 39-vjeçari me iniciale N.M.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel