Tmerr nga Tailanda/ Murgu budist pret kokën e vet si sakrificë për Budën (fotot)

19/04/2021 17:46

Muyrgu budist Thammakorn Wangpreecha, kishte vendosur gijotinën e improvizuar në anë të një statuje, që të dukej si figura fetare mbante në duar “sakrificën e tij”.

Një murg budist 68 vjeçar ka prerë kokën e vet në gijotinë, në një ritual ekstrem të sakrificës për zotin e tij, Buda.

Thammakorn Wangpreecha, raportohej se kishte planifikuar vetëvrasjen e tij prej rreth pesë vitesh.

Trupi i murgut u gjet pranë kokës së tij të prerë në tempullin Wat Phu Hin në provincën tailandeze Nong Bua Lamphu më 15 prill.

Thammakorn kishte lënë një letër ku shpjegonte se oferta e tij fatale ishte bërë për Budën, për të ‘”merituar” fat të mbarë në jetën e përtejme.

Nipi i tij Booncherd Boonrod ishte i pari që zbuloi trupin, pranë mbishkrimeve në një pllakatë mermeri ku detajoheshin planet e Thammakorn.

Booncherd tha: “Në letër ai shkruante se prerja e kokës ishte mënyra e tij për lavdërimin e Budës. Ai shtoi aty se po përgatitej për sakrificën prej pesë vjetësh”.

“Dëshira e tij ishte të ofronte kokën dhe shpirtin e tij në mënyrë që Zoti ta rimishërojë si një qenie superiore shpirtërore, në jetën e përtejme”.

Murgu kishte përdorur një gijotinë të improvizuar të vendosur pranë një statuje të Zotit të budizmit, në mënyrë që figura fetare të dukej sikur po mbante kokën e tij pasi ajo të ishte prerë.

Para sakrificës së tij finale, murgu kishte punuar në tempull për 11 vjet, dhe kishte informuar murgjit e tjerë se do të hiqte dorë nga profesioni shpirtëror, por nuk i kishte treguar për “hilen” e gijotinës.

Policia mori më pas trupin e tij për ekzaminimet post-mortore, para se t’ia kthejë familjes për ritet funerale.

Pas vdekjes së tij, më shumë se 300 besimtarë vendas erdhën në përgatitje për rregullimin e trupit të murgut.

Trupi i murgut Phra u vendos në një arkivol kurse koka e tij u vendos në një kavanoz, që më pas u dërgua për t’i djegur në një pyll nga familjarët.

Yu, një nga kolegët e ti murgj tha: “Ai realizo objektivin e tij dhe gjeti iluminimin.”

Megjithse besimtarët ngritën lart aktin e Thammakorn, zyra kombëtare e budizmit i shpjegoi rezidentëve tha se nuk inkurajonte praktika të tilla.

Budistët besojnë se veprimet e mira janë një mënyrë për të adhuruar Lordin Buda, i cili sjell ‘kompensim’ në jetën e përtejme.

FOTO GALERI
2/6
Një murg budist 68 vjeçar ka prerë kokën e vet në gijotinë, në një ritual ekstrem të sakrificës për zotin e tij

Top Channel