SHBA, policja pajton vrasës me pagesë për të eliminuar burrin, bijën e të dashurit (fotot)

19/04/2021 18:13

36 vjeçarja Valerie Cincinelli, ka ofruar të paguajë $7000 për vrasjen e burrit me të cilin ishte ndarë, prej zemërimit që duhet të ndante me të pensionin e policisë, si pjesë e marrëveshjes së divorcit.

Cincinelli akuzohet gjithashtu se kërkonte të vriste të bijën adoleshente të të dashurit të saj, ndërsa ka pranuar se ka ndërhyrë me hetimet për komplotin.

Prokurorët thanë sot në gjyqin e saj se gruaja ishte bërë xheloze për kohën që bija e të dashurit të saj John DiRubba kalonte me të atin, si dhe për dhuratat e shtrenjta që ai blente.

Në gjykatë u tha gjithashtu se ish-oficerja e policisë së New York ishte tërbuar kur mësoi se do të duhet të ndante pensionin e saj të punës në polici me ish-bashkëshortin Isaiah Carvalho, si pjesë e marrëveshjes së tyre të divorcit, pas përfundimit të martesës së tyre në  2018.

Pas nisjes së komplotit në shkurt 2019 – një muaj pas kërkesës së divorcit nga i shoqi ajo me të dashurin e ri DiRubba, ranë dakord të gjenin një vrasës me pagesë.

Por burri më pas ndryshoi mendje dhe raportoi komplotin në polici.

Cincinelli është regjistruar duke diskutuar planin me DiRubba, i cili ishte pajisur me përgjues nga policia.

Në një prej bisedave, Cincinelli, e cila kishte qenë oficere policie për 12 vjet, bashkëshorti i saj duhet të vritet diku pranë vendit të punës në Holtsville, New York.

Kjo, në mënyrë që vrasja të mos dukej e dyshimte, pasi po ndodhte në “një geto, një zonë pa rend civil”. Ndërsa duke diskutuar për vrasjen e adoleshentes, Cincinelli i sugjeron vrasësit me pagesë “Shtype me makinë atë dreq, si të duket si ide?’”

Si pjesë e një operacioni të maskuar të FBI në maj 2019, oficerët ksihin sajuar një vdekje në dukje të Carvalho, duke realizuar foto të rreme nga skena e krimit, dhe informuan Cincinelli në shtëpinë e saj.

Pas kësaj, Cincinelli i telefonoi të dashurit duke i kërkuar të fshinte mesazhet mes tyre për çështjen, por FBI interceptoi komunikimet dhe ajo u arrestua.

Avokati i mbrojtjes James Kousouros, tha në gjykatë se Cincinelli i dha të dashurit para për të blerë monedha floriri dhe jo për të pajtuar një vrasës.

Cincinelli mohon dy akuzat e pajtimit të një vrasësi me pagesë, por ka pranuar ndërhyrjen me hetimet  e çështjes.

Gjykatësja Sandra Feuerstein ka refuzuar lirimin me kusht duke thënë se e akuzuara “nuk tregon pendesë apo kontroll të impulseve të saj.”

Gjyqi vazhdon.

FOTO GALERI
2/5
Cincinelli akuzohet gjithashtu se kërkonte të vriste të bijën adoleshente të të dashurit të saj nga xhelozia

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA