Lajm i mirë nga Greqia/ Ministri i Turizmit tregon në cilën datë do të hapen kufijtë, përfshirë edhe Shqipërinë

19/04/2021 14:44

Ministri grek i Turizmit, Haris Theocharis ka thënë se në datën 14 maj Greqia do të hapë të gjithë kufijtë tokësorë e më pas për t’i hapur rrugën ardhjes së turistëve.

Në këtë pikë parashikohet edhe hapja e kufirit me Shqipërinë, ku që prej fillimit të pandemisë qytetarët shqiptarë nuk kanë mundur të kalojnë dot në territorin grek.

Sigurisht ministri grek theksoi se kjo gjë do të bëhet duke respektuar protokollet për t’u mbrojtur nga koronavirusi, shkruajnë mediet e huaja.

“Ne do të hapemi më 14 maj. Ne do të hapim të gjitha vendkalimet tokësore, në mënyrë që të mos kemi vështirësitë që kemi pasur vitin e kaluar”, shpjegoi Theocharis dhe shtoi se “testet në aeroporte do të jenë më të shpejta dhe nuk do të na duhen njëzet e katër orë më vonë për t’i marrë turistët nga hotelet ku janë akomoduar dhe për t’i dërguar në hotelet e izolimi siç janë quajtur ndryshe. Kjo sepse ne do të jemi në gjendje ta bëjmë izolimin direkt në aeroporte dhe të jemi shumë më të sigurt. Ose, përkatësisht, nëse dikush vjen me makinën e tij në kufirin rrugor, ai do të jetë në gjendje të kthehet në atdheun e tij nëse dikush nga familja do të gjendej pozitiv”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA