Kuba komuniste emëron liderin e parë jashtë klanit Kastro (fotot)

19/04/2021 19:36
Raúl Castro (djathtas) tha se eshte i mundur "dialog i respektueshem" me SHBA

Partia komuniste e Kubës ka shpallur se Miguel Díaz-Canel do të pasojë Raúl Castro si kryetar dhe udhëheqës i vendit.

Díaz-Canel, i cili në 2018 pasoi Castro si president i vendit, ishte parashikuar më herët si figurë me influencë në parti.

Ky tranzicion do të thotë se ishulli do të qeveriset për herë të parë nga dikush tjetër përveç Fidel e Raúl Castro, që prej revolucionit komunist në 1959.

Díaz-Canel konsiderohet si besnik ndaj vëllesërve Castro dhe ndaj modelit të tyre ekonomik.

Duke folur dje për Díaz-Canel, Raúl Castro tha se do të dorëzojë udhëheqjen te një gjeneratë e re “plot pasion dhe frymë anti-imperialiste”.

60 vjeçari Díaz-Canel është rreth 30 vjet më i ri se pararendësi i tij.

89 vjeçari Raúl Castro kishte qenë në post prej vitit 2011, kur mori stafetën nga vëllai i tij i madh Fidel Castro.

Miguel Díaz-Canel ishte zgjedhja logjike si pasues i Raúl Castro si besnik i modelit të tij të  socializmit shtetëror.

Por duke parë gjendjen e vështirë ekonomike në vend Diaz-Canel mund të detyrohet të hapë më shumë ekonominë e centralizuar të vendit, shkruan BBC.

Ai nisi karrierën e tij që prej të 20-ave si anëtar i Ligës Komuniste në Santa Clara, qyteti i dominuar nga mauzoleumi i legjendes anti-imperialiste Che Guevara, i cili ka luftuar bashkë me vëllezërit Castro në revolucionin kuban.

Në vitin 2013, Diaz-Canel u bë president i Këshillit të Shtetit, dhe pesë vjet më vonë në 2018, u zgjodh president.

Nën presidencën e Díaz-Canel Kuba ka ruajtur marrëdhënie të mira me Korenë e Veriut, Kinën, Rusinë, Bolivinë e Venezuelën.

FOTO GALERI
2/3
Ai vjen nga Santa Clara, qyteti i dominuar nga mauzoleumi i legjendes anti-imperialiste Che Guevara

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA