Qyteti i Durrësit është duke vijuar vaksinimin si të operatorëve turistikë, por edhe të qytetarëve mbi moshën 60-vjeç, duke i kthyer hotelet e këtij vendi në ‘covid free’.
Gazetarja Vali Qyrfyçi, në Top News deklaroi se vaksinimi po vijon normalisht dhe reth 70% e personelit kanë reaguar pozitivisht. Po ashtu një pjesë kanë hezituar ta bëjnë vaksinën për faktin se e kanë kaluar covidin tani afër dhe kërkojnë që të presin.
“Vaksinimi i operatorëve turistikë ka vijuar normlisht dhe vijon vajksinimi i atyre mbi moshën 60 vjeç. Ka nga ata që kanë nguruar ta bëjnë për shkak se e kanë kaluar covidin tani vonë dhe kërkojnë të presin për një herë të dytë për bërjen e vaksinës, ndërsa 70 % e personelit kanë reaguar pozitivisht, që i kthen hotelet e Durrësit në covid free. Është pritur shumë mirë nga të gjithë oeratorët, madje ata e kishin kërkuar vetë para disa javësh”, u shpreh gazetarja.
Top Channel