Furnizoi makinën me karburant dhe u largua menjëherë pa bërë pagesën, arrestohet 31-vjeçari
19/04/2021 11:03
Një 31-vjeçar, është arrestuar nga policia pasi nuk pagoi karburantin, me të cilin furnizoi makinën, në Berat.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pobrat të Urës Vajgurore. Sipas policisë, 31-vjeçari me iniciale E.K. ndaloi në pikën e karburantit dhe pasi furnizoi me karburant makinën, u largua.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 31 vjeç, banues në Roskovec, Fier.
Arrestimi i tij u bë pasi ka furnizuar mjetin me karburant në një pikë karburanti në fshatin Pobrat, Ura Vajgurore dhe është larguar pa paguar detyrimin financiar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vjedhja”.
Top Channel