
Një 70-vjeçar është aksidentuar në Vlorë, pasi dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën, në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë.
Sipas policisë, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin F. G, është përplasur me një tjetër mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. H.
Si pasojë është plagosur një nga pasagjerët, 70-vjeçari me iniciale Sh.A., i cili është dërguar në spital.
Grupi hetimor po zbulon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 10:46, në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë, në afërsi të rrethrrotullimit në fshatin Peshkëpi, një mjet tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin F. G, është përplasur me një tjetër mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. H.
Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar një nga pasagjerët e mjetit “Benz”, shtetasi Sh. A., rreth 70 vjeç, i cili po transportohet në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Top Channel