Vënia në funksion e Aeroporti të Kukësit do të ndikojë në uljen e çmimit të biletave për udhëtarët.

I këtij mendimi është ish-kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil, Krislen Keri sipas të cilit, ky aeroport i të gjitha kapacitetet që të bëhet konkurrues në rajon duke tërhequr linjat me kosto të ulët.

Por, kush mund të qaset drejt aeroportit të Kukësit?

“Referuar kërkesës së tregut shqiptar dhe kosovar që bazohet në elementë ndër të cilët është demografia e emigracionit shqiptar dhe kosovar rezultonte në bileta të shtrenjta nga Rinasi për shkak të ekskluzivitetit. Tregu kosovar për shtetasit që udhëtonin drejt tregut Italian, lërkesa është e ulët. Të dy këto kërkesa mund të puqen në aeroportin e Kukësit. Pra kompanitë low cost dhe ultra low cost mund të operojnë atje .Kjo bën që tarifat nga aeroporti kundrejt kompanive ajrore të jetë e ulët”, shprehet Krislen Keri, ish-drejtor i Autoritetit të Aviacionit Civil.

Edhe pse vlerëson pozitivisht investimin, eksperti i ekonomisë Gent Beqiri është skeptik mbi impaktin që mund të ketë në ekonomi. Ai propozon krijimin e linjave të brendshme për nxitjen e turizmit, si një formë për ta bërë atë sa më të leverdisshëm.

“Të gjithë turistët që vijnë nga Kosova, nga Maqedonia e Veirut e zonës së Tetovës shumë mirë nesër pasnesër nga Kukësi mund t’i drejtohen Sarandës apo Vlorës me linja të drejtpërdrejta ajrore. nuk pritet ndonjë impakt tranformues. Që ta stimulojmë ne këtë duhet që plani i biznesit të aeroportit të modifikohet pak me zhvillimin e linjave kombëtare dhe pse jo të kthehet në një akademi fluturimi, mund të fluturojnë avionët e vegjël turistikë e për të nxitur edhe turizmin pasi mund të krijosh paketa specifike”, shprehet Gent Beqiri, ekspert për ekonominë.

Nisja e operimit të Aeroportit të Kukësit vjen në një moment kur tregu i aviacionit ka marrë një goditje të madhe nga pandemia. E kjo për ekspertët, do ndikojë edhe në mbarëvajtjen e tij, edhe pse vlerësojnë se si aeroport i ri, i duhet kohë që të njihet edhe në hartën e aeroporteve ndërkombëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA