Vendi që po ofron vaksinim kundër Covid-19 për turistët, por ka një kusht

18/04/2021 02:23

Ishte ndër vendet e para që u rihap plotësisht për udhëtarët dhe tani Maldivet po përpiqen të jenë të parët kur bëhet fjalë për “turizmin me vaksinim”.

Zyrtarët kanë njoftuar planet për të ofruar vaksinime për turistët gjatë mbërritjes, si një përpjekje për të joshur më shumë vizitorë. Dr. Abdulla Mausoom, ministri i Turizmit i vendit, ka konfirmuar se Maldivet po zhvillojnë një skemë “turizmi 3V”, e cila do të lejojë turistët të: “Visit, Vaccinate and Vacation” (Vizitë, Vaksinohen dhe Pushime).

Sipas Mausoom, vendi ka në plan të ofrojë dy doza të vaksinës për vizitorët, që do të thotë se ata që regjistrohen për të do të duhet të qëndrojnë në Maldive për disa javë. Ai shpreson se programi do të ndihmojë në rritjen e turizmit në arkipelagun ishullor të Oqeanit Indian, i cili kishte një mesatare prej 1.7 milion vizitorësh në vit para pandemisë.

Sidoqoftë, udhëtarët ndërkombëtarë të etur për të rezervuar një paketë pushimesh në Maldive do të duhet të presin, të paktën tani për tani. Skema “3V” nuk do të vazhdojë teksa e gjithë popullsia e vendit, e vlerësuar pak më pak se 550.000, të vaksinohet plotësisht. “Ideja kryesore e turizmit që është e hapur është të sigurojë një turizëm të arsyeshëm të sigurt me shqetësime minimale”, tha Mausoom.

Top Channel