Rama flet për Veliajn në takimin me të rinjtë: Lali është optimist i pashërueshëm, është energji e jashtëzakonshme dhe e domosdoshme

18/04/2021 11:42

Përkundër parashikimit se takimi i sotëm i PS me të rinjtë e Tiranes do të shoqërohej me shi, në fakt doli dielli.

Kjo nuk kaloi pa batuta nga ana e kryeministrit Rama, i cili u ndal te kryebashkiaku Erion Veliaj.

“Nuk e di si e bëtë, por vetëm me këtë takim e hodhët në erë atë aplikacionin që tregon kohën se kjo mrrokulla (celulari) këtu thotë shi i madh. Ku është shiu? Ç’a i bëtë shiut? Se lali është gjithmonë me diellin nuk diskutohet. Lali edhe kur shiu është duke vepruar thotë: – “Hë mo lal, të pëlqejnë këto rrezet e diellit”. Është optimist i pashërueshëm, megjithatë optimizmi buron nga ëndrra e parë më sy hapur. Është energji e jashtëzakonshme dhe e domosdoshme”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA