Plenumi kundër artit/ Sonte në ‘Exclusive’, si ndodhi spastrimi i madh në vitin 1973

18/04/2021 12:34

Plenumi kundër artit. Sonte në Exclusive do te ndiqni te pathënat e spastrimit te madh qe ndodhi ne artin shqiptar në vitin 1973.

Spartak Ngjela: Diktaturat edhe letërsia janë luftë sepse letërsia është nocion i lirisë. Po pse çfarë e dini të jetë letërsia? Erotikë e kamufluar është.. Dhe kuptohet ai i goditi të dyja, dhe në këtë skëterrë ai bëri pleniumin.

Agim Mero, sekretar për rininë në KQ: Filloi lufta kundër liberalizmit dhe filloi gjoja me Festivalin e 11-të dhe gjithë opinioni i luftës kundër liberalizmit, u mjaftua në art.

Ksenofon Dilo: Ndodhnin gjëra të tilla që ishin disi të çuditshme, të pakuptimta por dhe të rënda. Me akuza për liberalizim, për mos vigjilencë të këtyre ndikimeve të huaja, për mos thellim në vijën e partisë.

Mario Ashiku (Pedagog në Institutin e ILA/aktor): Fillimisht nuk e kuptuam… Më kujtohet na lajmëruan një natë dhe na thanë do bëjmë një mbledhje të vogël. Një kurth, më vonë e morëm vesh.

Agim Paçrami: 15 marsi ishte ajo goditja fatale dhe im atë e thirrën në aparatin e Komitetit Qendror.. një akuzë e hapur.. . kush është më i rrezikshëm; konservatorizmi apo liberalizmi?

Piro Milkani: U hodh fara e urrejtjes për njëri- tjetrin. Pleniumi i 4 u mbyll, por nuk u mbyll me aq. Me gjithë ato dënime që u bënë, me burgime, me transferime, ajo frymë vazhdoi.

Të dielën në 20.15 në “Exclusive’
Plenumi kundër artit.

Top Channel