Avionët luftarakë izraelitë kryen sulme ajrore në Rripin e bllokuar të Gazës, njoftoi ushtria izraelite.

Asnjë viktimë nuk u raportua pas sulmit. Ushtria izraelite pretendoi në Twitter se goditi objektivat që i përkisnin grupit palestinez të rezistencës Hamas, duke përfshirë një objekt trajnimi, një raketë antiajrore dhe një fabrikë të prodhimit të betonit në Gaza.

Sulmet u ndërmorën pasi një raketë u lançua nga Gaza, sipas ushtrisë izraelite. Autoritetet e Gazës ende nuk kanë dhënë deklarata për sulmet ajrore. Rripi i Gazës me popullsi të dendur ka qenë nën një bllokadë egjiptiano-izraelite që nga viti 2007, kur Hamasi mori drejtimin e Gazës.

Bllokada ka vështirësuar kushtet e jetesës në enklavën bregdetare. Më shumë se 2.160 palestinezë u vranë, shumica prej tyre civilë, dhe rreth 11.000 u plagosën në sulmet e Izraelit kundër Rripit të Gazës në vitin 2014./AA

Top Channel