24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 2480 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 138 qytetarë.

2 qytetarë e kanë humbur betejën me koronavirusin,  1  nga Shkodra dhe 1 nga Skrapari, të moshave 71 – 75 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
43 raste në Tiranë, 12 në Shkodër, 9 në Fier, 8 në Gjirokastër, nga 7 raste në Elbasan, Vlorë, nga 4 raste në Durrës, Devoll, Kamëz, nga 3 raste në Lezhë, Lushnjë, Berat, Fushë Arrëz, Skrapar, Vorë, nga 2 raste në Kukës, Mat, Shijak, Poliçan, nga 1 rast në Krujë, Korçë, Has, Kavajë, Mallakastër, Librazhd, Tepelenë, Dimal, Vau i Dejës, Divjakë, Malësi e Madhe, Roskovec, Patos, Cërrik.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 442 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 101,584 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 175 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Statistika (18 Prill 2021)

Raste të reja ditore: 138
Të shëruar në 24 orë: 442
Të shtruar në spitale: 175
Humbje jete në 24 orë: 2
Testime ditore 2480

Testime totale: 607.688
Raste pozitive: 129.594
Raste të shëruara: 101.584
Raste aktive: 25.668
Humbje jete: 2.342

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë: 18531
Fier: 2216
Durrës: 1088
Shkodër: 915
Gjirokastër: 913
Korçë: 673
Vlorë: 452
Dibër: 322
Kukës: 287
Elbasan: 200
Berat: 53
Lezhë: 18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA