Argjentinë, protesta kundër pezullimit të arsimit ballë për ballë

18/04/2021 11:23

Qindra njerëz në Argjentinë protestuan ndaj pezullimit të qeverisë të arsimit ballë për ballë për shkak të përkeqësimit të fundit të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit (COVID-19).

Qindra njerëz u mblodhën tek obelisku “Obelisco” në qendër të kryeqytetit Buenos Aires me thirrjen e opozitës, duke protestuar kundër qeverisë së Presidentit të Argjentinës Alberto Fernandez dhe masave të marra pasi rritjes së shifrave të rasteve të koronavirusit.

“Po arsimit ballë për ballë” dhe “Hapini shkollat” shkruante në disa nga pankartat e mbajtura nga protestuesit, të cilët po ashtu brohorisnin slogane kundër qeverisë.

Protesta u mbajtën gjithashtu përpara rezidencës presidenciale, Rezidencës Olivos, si dhe në vende të ndryshme në Buenos Aires. Demonstratat vazhduan deri vonë.

Presidenti argjentinas Fernandez më 15 prill njoftoi një seri masash të reja kundër pandemisë, pasi rastet me COVID-19 arritën nivelet më të larta në vend.

Në mesin e masave janë pezullimi i arsimit ballë për ballë, kufizimi i qarkullimit jashtë nga ora 20:00 deri në orën 06:00 dhe mbyllja e qendrave tregtare.

Fernandez njoftoi se masat e reja vlejnë për Rajonin Metropolitian Buenos Aires (AMBA), që përfshin kryeqytetin Buenos Aires, ku jetojnë rreth 15 milion njerëz, dhe 40 rrethe të tjera. Rajoni është më i populluari në vend dhe më i prekuri nga COVID-19./AA/

Top Channel