50 avionë rusë në Detin e Zi/ SHBA paralajmëron kompanitë ajrore të shmangin zonën

18/04/2021 01:52

Rusia kreu të shtunën stërvitje të mëdha ushtarake, në të cilat u përfshinë hedhje raketash dhe bombash, me pjesëmarrjen e 50 avionëve ushtarakë mbi Detin e Zi, duke treguar kështu forcën e saj.

SHBA ka paralajmëruar pilotët komercialë të evitojnë fluturimin mbi zonat e mundshme të luftës në Ukrainën lindore, sipas një raporti, në mesin e frikës se ata mund të qëllohen ashtu siç ndodhi me fluturimin MH17.

Gjatë konfliktit të fundit në rajon, një avion Boeing i Malaysia Airlines u qëllua në qiell nga rebelët pro Moskës duke i marrë jetën 298 personave në bord, në korrik 2014. Shfaqja provokuese e forcës vjen ndërsa video të reja tregojnë se Rusia vazhdon të mbledhë trupa ushtarake pranë kufirit me Ukrainën.

Një video tregon dislokimin e anijeve ushtarake nga ana e marinës ruse, nga deti Kaspik në Detin e Zi, i pari dislokim i tillë që nga kohët sovjetike. Trupa dhe armatime kanë lëvizur po ashtu në tokë dhe lidhje hekurudhore në Krasnodar, Rostov dhe Briansk.

Rreth 50 luftëtarë rusë, bombardues dhe avionë sulmues do të përfshihen në stërvitje mbi Detin e Zi – raportoi Interfax në një lëvizje që vetëm do të përshkallëzojë tensionet.

“Gjatë stërvitjeve, avionët do të performojnë lëshime raketash dhe do të bombardojnë objektiva detare”, thuhej në raport. Loja e luftës vjen në mesin e një periudhe të lartë tensionesh mes Rusisë dhe Ukrainës me rreth 100 mijë trupa ruse që besohet se janë mbledhur në kufijtë e saj me ish fqinjin sovjetik.

Top Channel