
Gjatë takimit të sotëm me qytetarët e Gjirokastrës, kryeministri Edi Rama e quajti numrin 9 dhe atë 6, përkatësisht të PD-së dhe LSi-së si numra të Djallit.
Sipas tij, shqiptarët duhet të votojnë numrin 12 për një jetesë më të mirë dhe mbarimin e planeve të mëdha investitore në shumë zonë të Shqipërisë.
“Ka rënë dakord që ky është numri i djallit, 69, vajte tek 9, 6 ke, more 69 të mori djalli e të çoi në djall. Dëgjo i thash se unë jam i bindur jam i sigurt se ju që jeni aty keni ardhur nga Kuçi, edhe ju dua kaq shumë, e di pse ju duan juve se ju i bini shkurt fare i këpusni 12 e s’merreni as me 6 as me 9. S’është 6 as 9 janë ata të dy e thua vetë, derri maç, Iliri këtu Saliu lart, Iliri lart Saliu poshtë kështu vajti kjo punë. Në janar të vitit 2022 pagat deri në 400 milek të kenë 0 taksë apo doni derrin maç”, tha Rama.
Top Channel