Në Gjirokastër socialistët kanë ambicien e fitimit të tre mandatave dhe këtë Edi Rama e shikon të realizueshme.
“Ky shi është paralajmërimi breshrit të fitores për PS në të gjitha kutitë e votimit”, tha ai.
Lokomotiva udhëheqëse e punëve me emrin PS është përgjigja tha Edi Rama për ata që thonë se Shqipëria s’bëhet.
Edi Rama i shtoi elementëve figurativ të fushatës elektorale derrin mac për të simbolizuar kundërshtarët politik.
“Kush voton 6 dhe 9 voton numrin e djallit 69. Derri mac Saliu me Ilirin, 1-2, 12 nuk ka numra të tjerë në mes” tha ai.
Arkitektëve të tentativës të ngritjes së një furtune në gotë me patronazhistët e PS, Edi Rama nga Durrësi u tha se kjo fjalë është deformuar.
“Kanë zbuluar fjalën patronazhist duke e deformuar kuptimin ata nuk e dinë që PS është një familje ku të angazhuarit punojnë pas pune pas shkolle duke marrë nga koha e lirë duke mbuluar territorin, duke pasur komunikim lagje më lagje derë më derë. Beteja e PS përditë për të fituar zemrat e njerëzve dhe mendjen. Çuditen pastaj, me gafurrjen se u takon fitorja, dhe kur hynë në fushën e lojës me ne dhe kur bie bilbili shikojnë tabelën dhe është 74 deri 78”, tha ai.
Top Channel