Java e fundit para zgjedhjeve të 25 prillit/ Meta thirrje: Mos e shisni votën! 

17/04/2021 22:50

Presidenti Ilir Meta në një konferencë për shtyp u bëri thirrje qytetarëve dhe partive politike që të mos e shesin votën dhe të jetë një javë e qetë për zgjedhjet e 25 prillit.

Meta gjithashtu ka bërë sulme të forta ndaj qeverisë Rama, ndërsa fokusin e vuri te “patronazhistët”, ku sipas tij dikush duhet të ishte në burg për publikimin e të dhënave personale të qytetarëve, e ndërsa paralajmëroi se në ditët në vijim do të sjellë prova se si po u ushtrohet presion qytetarëve.

Deklaratë e Presidentit të Republikës, Ilir Meta

Të nderuar qytetarë tëRepublikës së Shqipërisë,

Edhe 1 javë na ndan nga zgjedhjet e historike të 25 prillit, ku të gjithë bashkë në mënyrë të barabartë duhet të ushtrojmë të drejtën më themelore, por njëkohësisht dhe detyrimin më të rëndësishëm që kemi ndaj të ardhmes sonë, për 100 vitet e ardhshme.

Atdheu ynë Shqipëria, por dhe bashkëkombësit tanë në rajonin tonë, ndodhen në një moment shumë të rëndësishëm, të përcaktimit të rrugës së sigurte dhe të pandryshueshme të integrimit, dhe konsolidimit të së ardhmes sonë vetëm në Bashkimin Europian.

Si President i Republikës, ndiej detyrimin që t`ju përcjell paraprakisht këto mesazhe dhe kam këto kërkesa ndaj jush si qytetarët të Republikës së Shqipërisë, pa asnjë dallim partiak

– Kjo javë e fundit, duhet të shoqërohet nga një klimë zgjedhore më e qetë dhe më bashkëpunuese. Por edhe më ballafaquese, në kuptimin e transparencëspara qytetarëve nga të gjithë.

Ftojë të gjithë qytetarët dhe politikanët, tëdistancohen nga çdo fenomen negativ që nxit urrejtjen, që provokon dhunën, dhe mbi të gjitha që dëmton rëndë integritetin e këtij procesi zgjedhor historik.

– Të gjithë qytetarët me të drejtë vote, duhet t`u drejtohen qendrave të votimit, për të ushtruar të drejtën e tyre, në mënyrë të qetë, të lirë dhe të fshehtë, dhe të refuzojnë çdo përpjekje që do synonte shtrembërimin e vullnetit të tyre.

Çdokush që përpiqet të blejë votën tuaj, ka për qëllim jo vetëm t’ju skllavërojë për 4 vitet që vijnë, por edhe t`ju poshtërojë për gjithë jetën, duke ju përzënë fëmijët përgjithmonë nga vendi.

Ndaj jam besimplotëse të gjithëju, qytetarë të Republikës së Shqipërisë, do bëni më të mirën për ti refuzuar të gjithë ata që duken, por edhe ata që fshihen pas tyre, sidomos ata që lëvizin natën.

Vota është më shumë se e shenjtë. Mos pranoni nënshtrimin për një shpërblesë momentale! Familja dhe fëmijët juaj ka nevojë për siguri, për t`u ndierë të përfaqësuar dhe të përfshirë çdo ditë, kanë nevojëpër shërbim shëndetësor çdo ditë, për arsim dhe përdrejtësinë e vërtetë. Dhe të gjitha këto nuk mund të garantohen nga përfaqësues që arrijnë në Kuvendin e Shqipërisë, përmes blerjes dhe frikësimit të qytetarëve.

Barazia para ligjit garantohet vetëm nga vota e barabartë.
Ky është themeli i drejtësisë që kërkojmë të gjithë qytetarët e Shqipërisë.

– Çdo qytetar, duhet të votojë i lirë, për të zgjedhur atë që mendon se është më i miri, për atë që mendon se mund t`i përfaqësojë më mirë, për atë që i bind se e ardhmja tyre do të jetë më e sigurtpër ta dhe për familjarët e tij.

– E ardhmja jonë e përbashkët si shqiptarë, për 100 vite që vijnë nuk mund të blihet, me asnjë çmim.

Ne e kemi vendosur që e ardhmja jonë është vetëm demokracia, është liria e mendimit, është e drejta jonë për të zgjedhur e për t`u zgjedhur. Dhe mbi të gjitha është llogaridhënia në çdo nivel.
Ndaj këtë të ardhme, ne duhet ta ruajmë e ta forcojmë, të gjithë bashkë, duke marrë pjesë masive në votime, dhe duke shprehur vullnetin tonë, të lirë dhe guximplotë.

– Asnjë pushtet nuk është më i fortë se vota e lirë dhe referendar. Çdo pushtet, buron prej saj, dhe çdo e drejtë kushtetuese mbrohet vetëm prej saj.

Sa më i plotë dhe referendar të jetë vullneti i popullit,aq më të ndëshkueshëm janë ata, që përpiqen ta sfidojnë vullnetin e sovranit. Të gjithë bashkë me pjesëmarrjen masive në votime, duhet të garantojmë që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike, çdokush që do të rezultojë votues nga këto zgjedhje historike, të gëzojë legjitimitetin e duhur për të na qeverisur në 4 vitet që vijnë.

Një thirrje të veçantë e kam për të gjithë ata, që prej vitesh kanë zgjedhur të jenë indiferentë, nuk duhet ta humbisni këtë mundësi.
Edhe nëse e keni të vështirë për të zgjedhur, mos harroni, se vota është një mjet ndëshkimi, në mënyrë që cilido në të ardhmen të mos ju zhgënjej.
Të gjithë drejt 25 prillit, duke verifikuar vlefshmërinë e kartave të identitetit, ose pasaportat, që të gjithë tëshkojmë të votojmë.
Të verifikojmë dhe një herë qendrat tonat të votimit.
Një thirrje të veçantë dhe të drejtpërdrejtë e kam për forcat e Policisë së Shtetit.
Distancohuni nga çdo përpjekje e politikës, qëndroni të pavarur dhe mos u keqpërdorni si në zgjedhjet e shëmtuara të Dibrës e Shijakut, që tronditën botën dhe po mbajnë peng çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian .
Policia e Shtetit, duhet të tregojë integritet të plotë në ushtrimin e detyrës, ajo duhet të jetë plotësisht e pavarur, e pa ndikuar, dhe duhet t`i shërbejë interesave të vendit.
Ajo duhet të luftojë në këto momente edhe më fort krimin, dhe duhet të fokusohet vetëm në ruajtjen e qetësisë dhe rendit publik.
Por, njëkohësisht duhet të fokusohet e të luftojë fenomenin e shitblerjes së votës, apo çdo tentativë për të shtrembëruar vullnetin e zgjedhësit dhe çdo krim zgjedhor.
Të gjithë funksionarët e lartë publikë, duhet të tërhiqen nga çdo lloj intimidimi që tentojnë t`i bëjnë administratës publike, dhe familjarëve të tyre.
Çdo përpjekje për të marrë votën forcërisht përmes formave shantazhuese dhe frikësuese, sjell përdhosje, nëpërkëmbje të dinjitetit, dhe shqiptaria jonë nuk e duron dot më këtë !
Ndaj ju bëj thirrje kudo qofshi, në pushtet vendor apo qendror, tërhiquni dhe refuzoni urdhëratë politikë të shefave tuaj, sepse ligji dhe mbarë populli do të jenë të pamëshirshëm me ju.
Mos nxisni asnjë konflikt, dhe në këtë mënyrë mos provokoni asnjë reagim qytetar!
Ndërkohë, organet e sistemit të drejtësisë duhet të veprojnë dhe reagojnë shpejt dhe me urgjencë, për çdo fenomen, për çdo ngjarje, për çdo denoncim.
Në këtë mënyrë drejtësia ti bind të gjithë se po vepron, dhe drejtësi të ndihmoj për të parandaluar fenomene të tjera negative në ditët që vijnë, apo në ditën e zgjedhjeve.
Prisja që të paktën dikush të ishte në burg tani, duke treguar mekanizmin dhe bashkëpunëtorët, se si të dhënat personale të çdo shqiptari, kanë përfunduar në duar të gjithëve, janë shpërndarë në mënyrë masive duke ekspozuar këdo!
Ata nuk janë patronazhist.
Patronazhist është etiketim i kohëve tona.
Janë ‘fuksat’ që ka njohur populli shqiptar për 50 vite gjatë regjimit të kaluar.
Memet që shpërndahen forcërisht në rrjetet sociale, për ta marrë këtë historinë e patronazhistëve “si me të qeshur”, sigurisht që janë të papërgjegjshme.
Shumë shpejt do të keni prova bindës pse patronazhistët janë ‘fuksa’ dhe pse ky është sistemi i Gestapos, i cili kërcënon dhe dhunon të gjithë ata, që kanë një mendim kritik dhe të ndryshëm.
Apo ata të cilët përkrahin opozitën dhe të mendimet opozitare, të cilat i shprehin në publikë, dhe mënyrën sesi ata monitorohen në rrjetet sociale për çdo postim që bëhet.
Është e tmerrshme të shikosh, këto janëme prova, dhe për këtë arsye hapëm dhe portalin ‘Denonco Krimin Zgjedhor’.
Patronazhistiverifikon simpatinë politike, verifikon personin dhe ndiqet në rrjete sociale se cilin poston dhe nëse poston një kundërshtar të qeverisë.. për atë fillon hetimi.
Çfarë problemi ka kundërshtari i qeverisë…!
Ka problem me patentën, apo ka problem me tatimet..! Sigurisht që atij, i bëhet e ditur se ky problem mund ti zgjidhet… për një të drejtë që i takon plotësisht me ligj.
Dhe që askush nuk ka pse ti bëj favore, vetëm duke u përcaktuar me një drejtim tjetër politik, pra të pushtetit.
E gjitha kjo është një skemë skandaloze dhe nuk është aspak problem, sepse këtë gjë e ka bërë edhe Gestapo. Por, kjo skemëdo të sqarohet në ditët që vijnë
Si President i Republikës,përveçse efekteve aktuale të këtij veprimi mafioz dhe të papërgjegjshëm me të dhënat e qytetarëve tanë.
Jam edhe i shqetësuar për pasoja afatgjata, të cilat kanë të bëjnëpër çështje të sigurisë dhe të drejtave e çdo qytetari në këtë vend.
Në një shtet të së drejtës me demokraci funksionale, reagimin institucional duhet të shoqërohej me numrin e arrestimeve, faljeve publike dhe dorëheqje.
Të gjithë bashkë do të duhet që në datën 25 prill, të rivendosim në funksionim të gjithë mekanizmat e shtetit të së drejtës.
Të rikthejmë në funksionim parimet themelore të Republikës që janë dhunuar rëndë, dhe në këtë mënyrë të rivendosim demokracinë dhe vetë rendin kushtetues!
Vetëm përmes garantimit të ushtrimit të drejtës themelore të votës, dhe realizimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, do t’i japim fund krizës së legjitimitetit dhe të përfaqësimit, që ka përfshirë institucionet kryesore të shtetit,
Do të zhbllokojmë çeljen e negociatave me Bashkimin Europian, dhe do të garantojmë se do të qeverisemi sipas vullnetit real të sovranit.
Të dashur qytetarë,
Përgatituni, keni një javë kohë që të votoni me kthjelltësi, me integritet, të lirë, e të pa kapur nga askush.
Vetëm kështu do të mund të ç’kapim shtetin tonë, e mbi të gjitha ju do të rifitoni të gjitha të drejtat dhe lirit kushtetuese, që u janë cenuar rëndë gjatë viteve të fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA