“Çmendet” ekonomia kineze, rritje rekord në kohë pandemie

17/04/2021 02:17

Në kohën kur ekonomitë në mbarë botën vuajnë pasojat e pandemisë së koronavirusit, vendi nga i cili u përhap sëmundja, Kina, shënoi nivele rekord të rritjes ekonomike.

Kjo e fundit ka pësuar rritje në masën 18.3 për qind gjatë tremujorit të parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtin tremujor të 2020-tës.

Autoritetet thanë se ky është kapërcimi më i madh që ka shënuar ndonjëherë prodhimi i brendshëm bruto që prej fillimit të regjistrimeve tremujore në vend në vitin 1992. Në tremujorin e parë të vitit të kaluar, ekonomia kineze pësoi një tkurrje me 6.8 për qind, për shkak të izolimit mbarëkombëtar nga COVID-19, por tani e ka marrë veten sërish.

“Ekonomia kombëtare ka pasur një start mjaft të mirë”, deklaroi Byroja Kombëtare e Statistikave të Kinës, teksa bëri publike të dhënat e pjesës së parë të vitit.

“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se COVID-19 është ende duke u përhapur globalisht dhe peisazhi ndërkombëtar është i ndërlikuar – me pasiguri dhe paqëndrueshmëri të mëdha”, shtuan ekspertët vendas. Kina ka vendosur një objektiv të rritjes ekonomike prej 6% në vitin 2021.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA