Basha: Rama shkeli premtimet/ Kreu i PD fushatë në Sarandë dhe Shijak

17/04/2021 20:24

Saranda ishte ndalesa e radhës e turit elektoral të kryedemokratit Lulzim Basha.

 

“Dua ta ndaj me ju dhe me të gjithë shqiptarët kudo që janë, se dielli i Sarandës që është me nam tashmë në të gjithë Europën dhe të gjithë botën, 300 ditë diell, nuk do të jenë thjesht fakt i natyrës. Me votën e Sarandës për ndryshim ato do të sjellin 300 ditë prosperitet, ekonomi dhe mirëqenie. Madje dhe këto re e ndoshta dhe disa pika shiu të cilat do të ujisin kopshtet e sarandiotëve, do të ujisin tokat e tyre që agrumet e tyre, frutat dhe perimet të rriten në mënyrë që sezoni i ardhshëm turistik ta gjejë këtë Sarandë ndryshe, plot me shpresë, me mundësi për çdo familje dhe çdo familjarë , për çdo të rinj dhe çdo të re”, tha ai.

Sipas Lulzim Bashës  8 vite me radhë kanë rënduar mbi Shqipërinë dhe familjet shqiptare.

 “E kanë lënë Sarandën pa asnjë investim për turizmin. E kanë lënë 8 vite me radhë rrugën Kardhiq-Delvinë papërfunduar, e kanë lënë në vend numëro ashtu siç kanë lënë Shqipërinë, siç kanë lënë në vendnumëro familjet Shqiptare. Energjia elektrike dhe ndërprerjet e saj, janë një problem që ditë për ditë e në veçanti gjatë sezonit të shkurtër turistik dëmtojnë ekonominë e sarandiotëve, ekonominë e familjes dhe ekonominë e këtij qyteti”, tha ai.

Ndërsa qytetarëve të Shijakut Lulzim Basha u tha se  Qeveria e ndryshimit u përket të gjithë shqiptarëve.

“Duke votuar për ndryshim numrin 9! Duke votuar për fermerët, mirëqenien subvencionimin e tyre, numrin 9! Duke votuar për t’i dhënë fund mafies së rindërtimit, për dinjitetin, për rindërtimin e shpejtë transparent të strehave të banorëve të Shijakut, të Durrësit dhe të gjithë zonave të dëmtuara nga tërmeti, numrin 9! Për të çuar para drejtësisë këdo që guxon të shantazhojnë vëllezërit dhe motrat tona, më 25 prill numrin 9! Numri 9 për ndryshim! Bashkë për ndryshim! Shijaku fiton! Shqipëria fiton!”, u shpreh Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA