Kreu i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ishte së bashku me ministren Gjonaj për fushatë në njësinë 7 në Tiranë.
“Do ta lëmë punën në mes apo do ta çojmë deri në fund? Do ta lëmë vaksinimin në mes apo do ta çojmë deri ne fund? Do të lëmë rindërtimin në mes karabina, apo do ta çojmë deri në fund? Do ta lëmë reformën në drejtësi në mes, apo do ta çojmë deri në fund? Propozimi ynë: ta çojmë deri në fund me Partinë Socialiste dhe me Edi Ramën,” u shpreh Veliaj.
Veliaj theksoi se falë vaksinimit deri më sot 300 mijë gjyshër dhe gjyshe mund të shijojnë pranverën në Tiranë. Po ashtu, vetënm me Edi Ramën të gjitha qeveritë e Europës dhe të Lindjes së Mesme dhanë 1 miliard euro për rindërtimin e Shqipërisë.
“Ne jemi familje, jo se kemi lidhje gjaku, por sepse funksionojmë “të gjithë për një dhe një për të gjithë”. Kur kishim nevojën e pandemisë Edi luftoi për të gjithë ne për t’u siguruar që vjen vaksina dhe sot jemi numri një në rajon për vaksinimet. Një për të gjithë! Kur shtëpitë tona u tronditën Edi Rama mblodhi të gjithë qeveritë e Evropës për të ndërtuar Shqipërinë. Një për të gjithë! Nëse ai ishte një për të gjithë, sot ka ardhur koha që të jemi të gjithë për një. Ndaj në datën 25 prill do të jemi të gjithë për Edi Ramën,” tha Veliaj.
Top Channel