Ndeshje emocionuese në “Goodison Park” mes Evertonit dhe Tottenhamit për javën e 32-të të Premier League-s. Një sfidë direkte mes vendit të tetë dhe të shtatë, e cila përfundoi barazim 2-2, duke mos kënaqur asnjërën skuadër, pasi si formacioni i Mourinhos ashtu edhe ekipi i Ancelottit mbeten larg zonës Champions.

Serinë e golave e hapi dhe e mbylli sulmuesi kryesor i “Spurs”, Harry Kane, ndërsa mes finalizimeve të sulmuesit të “Tre Luanëve” realizoi dy herë Sigurdsson. Në të dy momentet e shënimit të golave, Kane shfrytëzoi gabimet trashanike të mbrojtjes vendëse, ndërsa islandezi Sigurdsson, golin e barazimit fillestar 1-1, e realizoi me 11-metërsh, pasi kishte kaluar gjysmë orë lojë, ndërsa atë të rezultatit të përkohshëm 2-1 në minutën e 68-të, i shërbyer nga Coleman.

21 gola ka realizuar në total në Premier League këtë sezon Harry Kane, dy më shumë se Mohamed Salah, por sulmuesi anglez duhet theksuar spikat edhe si asistues, pasi ka dhënë plot 13 pasime vendimtare për gol gjatë këtij kampionati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA