“Shpërthen” i ftuari: Për Fauccin vaksinat janë një lojë, nuk i do as vetë!

16/04/2021 11:08

Gjatë një lidhjeje live për Fox News, Dr. Jay Bhattacharya, i cili ka qenë pjesë e paneleve të diskutimit mbi krizën e koronavirusit, befasoi me deklaratën e tij se krye eksperti i sëmundjeve infektive në SHBA, Antony Faucci, vetë është njeriu I parë që e kundërshton vaksinën.

“Doktor Faucci e ka modeluar qëndrimin e tij në në një mënyrë të tillë që i ka shtyrë njerëzit të besojnë se vaksinimi nuk do t’i rikthejë jetën që kishin përpara. Ndërkohë që unë besoj në të kundërtën, sepse vaksinat janë shumë efikase. Unë realisht nuk e kuptoj se çfarë po kërkon ai të bëjë”, u shpreh Bhattacharya.

Më shumë se 30 përqind e të rriturve në Shtetet e Bashkuara, rreth 78.5 milionë njerëz, janë plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19, sipas të dhënave të reja të lëshuara nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. CDC tha se 48 përqind e të rriturve kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, dhe 80 përqind e të moshuarve, të cilët janë në grupin më të rrezikuar ndaj efekteve të dëmshme të virusit.

Gjashtëdhjetë e katër përqind e të moshuarve janë plotësisht të vaksinuar. CDC raportoi gjithashtu rreth 5,800 raste të njerëzve të vaksinuar, të cilët janë infektuar me Covid-19.

“Të gjitha vaksinat në dispozicion kanë dhënë prova se janë të efektshme në parandalimin e sëmurjeve të rënda, shtrimeve në spital dhe vdekjeve”, tha agjencia në një deklaratë.

“Megjithatë, me realizimin e më shumë vaksinimeve, ne presim që të ketë mijëra raste të tjera të infektimit të personave të imunizuar, edhe pse vaksina po funksionon ashtu siç pritej.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA