Më shumë se 202 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit janë bërë në SHBA, bazuar në të dhënat e publikuara nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Sipas CNN, CDC raportoi se janë administruar më shumë se 202 milionë doza, rreth 78 për qind e 258 milionë dozave të shpërndara.
Në përgjithësi, rreth 38.5 për qind e popullsisë amerikane, gati 128 milionë njerëz janë vaksinuar me së paku një dozë dhe rreth 24 për qind e popullsisë amerikane, gati 81 milionë njerëz, janë vaksinuar plotësisht.
SHBA-ja është vendi më i goditur rëndë nga pandemia e COVID-19. Deri më tani, vendi ka regjistruar 31.5 milionë raste dhe 565 mijë viktima.
Numri i përgjithshëm i rasteve në botë si pasojë e coronavirusit u rrit në 139 milionë, derisa numri i viktimave është 2.9 milionë.
Top Channel