kryeministri Edi Rama nga Berati tha se në 25 prill shqiptarët duhet të votojnë për ekonominë e tyre, që ajo të rritet përmes projekteve të nisura tashmë nga PS.
Rama: E di që ishte e pamundur për punonjësit e policisë të shmangin një prurje shumë më të madhe se ajo që parashikonim për këtu dhe i falenderoj shumë.
Shiu që ka nisur është paralajmërimi i breshërit të votave të PS që do hyjë në të gjitha kutitë e votimit. Këtu në Berat ku disa vite më para ishte e lodhshme të vije, një rrugë plot gropa që nuk çonte drejt një zone historike, një nga më të bukurit , por duket sikur çonte asgjëkundi.
Rrugët e Shqipërisë ishin si një merkato kaotike, të dëshpërimit e mbijetesës për mijëra që punonin tokën me shpresën se do shisnin diçka, sot nuk janë më, ku janë ato prodhime, janë shumëfishuar që shkojnë në pika grumbullimi.
Këtu ju keni plot kampionë, të eksporteve, të një transformimi që do kishte qenë i pamundur pa PS.
Sot Shqipëria ka shkuar në vendin e parë për eksporte, jemi më të mëdhenj për perimet, domatet, por kemi akoma kaq shumë potenciale, rrugë për të bërë bashkë, ne kemi, mundësinë ta ngjisim vendin në atë majë ku e lanë amanet që e shkruan historinë me punë, ata që luftuan për këtë vend.
Brenda mandatit të tretë do i çojmë eksportet mbi një miliard. Pa u dorëzuar por duke mos harruar se dorëzimi nuk është alternativë, ka vetëm një alternativë të vazhdosh të ngjitesh.
Vetëm kështu mund ta bëjmë vendin tonë një krenari për fëmijët tanë.
Sot Berati është dicka krejt tjetër, që hapen dyer njëra pas tjetrës dhe ne do hapim dyer për ekonominë familjare, që e kanë lënë Beratin për njëmijë e një arsye.
Do mbështesim çdo familje që do hapë derën për ta kthyer shtëpinë në pjesë të zinxhirit kulturor.
Ne mund të projektohemi në të ardhmen jo me dëshira po me ato projekte që tani duan vetëm punën se janë të gjitha të financuar. Kemi paketën më të madhe të investimeve, 10 mld, porti i madh turistik i Durrësit, nuk është një plan por projekt, me kompaninë që ka ndërtuar portin e Dubait dhe pret të kthehet në kantier.
Duhet vetëm puna dhe koha, por ai port bashkë me atë të Vlorës, të Sarandës dhe Shëngjinit janë 4 porta të reja nga deti për vendin, që do sjellë turistë të një kategorie tjetër, me shumë para, që do duan të rikthehen sërish.
Do duan të shohin Beratin, se kush nuk ka parë Beratin s’ka parë zemrën e Shqipërisë kulturore.
E para këta njerëz do duan shërbime dhe kjo do bëjë që ekonomia këtu të ndryshojë.
Çfarë e ka penguar Shqipërinë të bëhet, kanë shkuar pas këtyre që në fund u kanë bërë nënën, jo babën që nuk ua ka dhënë.
Këtu ka fëmijë të lindur në vitet 2000 që prindërit e tyre kanë parë tmerre kur dilte Rapush Xhaferri, dhe ia thoshte erdha tju them s’do punoni më , më jepni një të jap dy, dhe njerëzit u marrosën, shitën gjithçka se u dukej jeta fushë me lule, por momenti kur po prisnim të merrnin dy, u erdhën gishtat në sy dhe u qorruan të gjithë, se shkuan për ti rënë shkurt, se besuan se mund të ngjitesh duke ndenj ulur, duke fjetur gjumë,se do ua sjellin majën te kafja. kështu nuk ka, prandaj zgjedhja në 25 prill është e rëndësishme.
Por rrezet kanë filluar të shpërndahen, ku qindra gjyshër kanë nisur të buzëqeshin.
Shqiptarët me forcën e durimit, besimi, karakterit ia dolëm aty ku shumë vende nuk ja dolën dot.
Duke qenë sot të parët në Evropë që po buzëqeshin, si nuk ja dilkemi dot pro ekonomisë, pro njeri tjetrit, vetëm duhet te rezistojmë të mos bien pre e joshjes, si ai që thotë kaq lekë për bizneset, për çiftet, nga do vinë këto lekë. Këto vijnë vetëm nga ata sharlatanët , që vijnë kohë pas kohe si njerëz të ndryshëm që na pengojnë të ngjitemi aty ku e meritojmë.
Në 25 prill o për Shqipërinë, ose kundër saj aty ku nuk e meritojmë, Po nesër do jetë vonë, atyre që më thoni ca keni bërë, po njerëzit nuk hanë sheshe, drita, njerëzit duan bukë, ne kemi filluar dhe po bëjmë atë që s’është bërë kurrë më parë, se nëse shumë më parë do ishte bërë kështu sot do ishim ku e ku.
Prandaj duhet të punojmë, se unë nuk di rrugë tjetër, votoni për PS dhe ne do krijojmë punë dhe duke e sjell Shqipërinë në atë pozitë që kush do të fitojë përmes punës të fitojë.
Është maja ajo që kemi jo vetëm amanet, po që i kemi borxh të gjithë fëmijëve tanë.
Top Channel