Prokuroria e Përgjithshme përfundoi hetimin për dy kandidatët e parë , për të cilët Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve kishte kërkuar verifikim te thelluara.
Nga hetimet e njësisë së dekriminalizmit rezulton se Artur Baku i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Napoleon Laska i Nismës Thurje janë treguar të sinqertë në formularin e vetëdeklarimit. Nga hetimet rezulton që kandidati i Nismës Thurje është i pastër, i pa hetuar dhe pa asnjë dënim te formës së prerë.
Ndërkohë, për kandidatin e LSI Prokuroria konstaton se ai ka ndryshuar emrin nga “Afrim” në “Artur”. Ai nuk ka vendim të formës së prerë , por konstatohet arrestimi I tij për veprën penale “shpërdorim detyre” në vitin 2015 , si dhe lirimi i tij pasi gjykata i ka caktuar masën “arrest në shtëpie”.
Tashmë i takon Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që në bazë të gjetjeve të Prokurorisë të marrë një vendim përfundimtar. Prokuroria gjithashtu i kërkoi KQZ dokumente shtesë për të nisur verifikime për kandidatin e PSD Serdar Hoxha. Në fund të muajit mars KQZ i kërkoi Prokurorisë verifikime për 28 kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit.
Top Channel