Futbollisti anglez i Romës grabitet me armë, me gruan e djalin në shtëpi në Itali (fotot)

16/04/2021 15:52

Mbrojtësi anglez i Romës, Chris Smalling është grabitur me armë para gruas dhe djalit të tij kur tre njerëz të maskuar hynë me forcë në shtëpinë e tyre në Itali.

31 vjeçari, ish-mbrojtës i kombëtares angleze, ishte duke fjetur kur grabitësit e armatosur hynë me forcë dhe e detyruan të hapte kasafortën.

Smalling, i cili ka luajtur për 10 vjet me skuadrën e Manchester United, u kishte dorëzuar grabitësve një orë Rolex dhe bizhuteri, raporton Gazzetta dello Sport .

Gruaja e tij Sam Cooke, 35 vjeçe, thirri policinë në 05.00 të mëngjesit të sotëm pas sulmit në zonën Appia Antica në Romë.

Grabitja raportohet se ka ndodhur para djalit të tyre të vogël, dy-vjeçarit Leo.

Roma ka luajtur dje në kompeticioin Europa League, por Smalling mungonte prej një dëmtimi në gju.

Mediat italiane thonin se familja ishte e tronditur nga grabitja.

Policia tha se ka nisur hetimet dhe po jep mbështetje psikologjike për viktimat.

Smalling luan me Romën që prej vitit të kaluar, pasi ka fituar më parë dy kampionate Manchester.

Ai është i martuar me modelen britanike Sam prej qershorit 2017.

Djali i çiftit Leo ka lindur para se ata të vendoseshin në Itali.

Tetorin e kaluar edhe vila e trajnerit të Smalling te Roma, Paulo Fonseca u bastis nga grabitës dhe  90 000 euro u vodhën. trajneri portugez nuk ishte në shtëpi gjatë grabitjes në Monteverde.

 

FOTO GALERI
6/6
Djali i çiftit Leo ka lindur para se ata të vendoseshin në Itali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA