Bombë vëllait të ish-gjyqtarit/ Mamurras, tritoli në shtëpinë e të afërmit të gjyqtarit Bib Ndreca

16/04/2021 20:38

Një sasi prej rreth 300 gramë tritol shpërtheu mbrëmjes e së enjtes në shtëpinë e Shpëtim Ndrecës, në Mamurras, i cili është edhe vëllai i ish gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme, Bib Ndrecës.

Siç mund të shihet, eksplozivi u vendos në këtë pjesë këtu, duke shkaktuar edhe këtë gropë por edhe dëmtime në pjesën e kolonës. Dëme pati edhe në xhamat e banesës të cilat u thyen, si dhe në automjetet që Shpëtimi kishte parkuar në oborrin e shtëpisë së tij.

Shpëtim Ndreca, i cili është edhe biznesmen në zonë, tha për Top Channel se nuk ka pasur konflikte të mëparshme. Shpërthimi sipas tij, mund të jetë një mesazh si pasojë e detyrës që ka mbajtur vëllai i tij. Bib Ndreca ka qenë gjyqtari i disa dosjeve të forta, mes tyre edhe të grupit Shijakut, Avdylajve.

Sipas Ndrecës, dyshohet se gjithçka ka qenë e organizuar dhe se autorët janë kujdesur të shkëpusin edhe energjinë elektrike në zonë për rreth 1 orë, e më pas të kryenin shpërthimin.

Ndërkaq, grupi hetimor ka bërë sekuestrimin e të gjitha provave që ka gjetur në vendin e shpërthimit, si dhe të kamerave të sigurisë përgjatë shtëpive dhe bizneseve aty pranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA