Ajo që për Edi Ramën është ftesë për bashkëpunim, për Lulzim Bashën përkthehet si dëshirë e kundërshtarit politik për bashkëqeverisje. Krahas përcaktimeve të kundërta, përgjigjja e kryedemokratit mbetet refuzuese.

Basha: Tani që ka kuptuar se shumica dërrmuese e shqiptarëve duan ndryshim! Tani kërkon të bëhet pjesë e qeverisjes me Aleancën për Ndryshim. Përgjigjja ime është jo! Nuk ka ndryshim pa larguar Edi Ramën. Nuk mund të ketë qeverisje me Edi Ramën dhe shërbëtorët e tij. Nuk mund të ketë bashkëqeverisje me atë që për 8 vite me radhë dështoi dhe tani kërkon dhe 4 vite të tjera, kjo nuk ka për të ndodhur.

Nga Ndroqi, kryetari i Partisë Demokratike sqaroi arsyen se pse nuk pranon dhe as nuk do te ketë sipas tij një 17 maj të dytë me Edi Ramën.

Basha: Sepse siç e ka thënë dikur vet: kur ke patur 8 vjet dhe nuk i ke arritur dot ato që ke premtuar, në fakt s’ke arritur asgjë, nuk i arrin dot për 4 vite të tjera.

Në turin e tij elektoral Lulzim Basha është në kërkim të socialistëve të zhgënjyer, të cilët sot i gjeti ne Pezë.
Basha: Mirë se vijnë të gjithë ata socialistë të zhgënjyer, sepse ndryshimi do të jetë për të gjithë ne. Ne nuk do t’i ndajmë njerëzit në të majtë e të djathtë. Programi do t’i japi frytet për të gjithë. E vetmja gjë që kërkohet, më 25 Prill të të shkoni të votoni numrin 9 për ndryshimin.
Në Vaqarr ku banorët iu ankuan për pronat, Lulzim Basha iu referua thirrjes që ambasadorja amerikane Yuri Kim pati për votuesit shqiptarë.
Basha: Më 25 Prill përgjegjësinë për ta dhënë atë votë, me vazhduar edhe 4 vite të tjera si këto 8 vite apo për të ndryshuar e keni ju, ju e keni atë fuqi, përdoreni atë fuqi, ketë po ju kërkoj unë, këtë po ua kërkojnë edhe partnerët tanë ndërkombëtarë, përdoreni ju atë fuqi, unë ju ftoj të votoni për ndryshimin. Një nga efektet e saj do jetë një drejtësi funksionale, e cila nga unë, nga zyrtari më i lartë i shtetit nëse shkelin ligjin do shkojnë para drejtësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA