Analisti, Alfred Peza ka komentuar ftesën publike të kryeministrit Edi Rama ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, për një bashkëpunim pas zgjedhjeve të 25 prillit.
I ftuar në “Breaking” në Top News, Peza u shpreh se ftesa e Ramës ishte shumë e sinqertë dhe diçitura e saj ishte “Shqipëria mbi partitë”.
Alfred Peza: Është ftesa e një lideri politik që shikon përtej gardhit të partisë për të ardhmen e përbashkët të të gjithë qytetarëve.
Ftesa i ka munguar politikës që shpeshherë ngërthehet në gjuhën e egër të deklaratave të forta, ku palët mundohen të paraqesin muskujt. Kjo është një ftesë e sinqertë se ka shumë pika që mazhoranca e ardhshme mund të bashkëpunojë me opozitën e Bashës siç mund të jenë integrimi në BE dhe reformat e tjera të shetformimit modern.
Në këtë pikëpamje ftesa ishte në kohën, vendin de mënyrën e duhur dhe tregoi se e majta dhe Rama janë nga ato forca politike që shohin përtej gardheve të partive. ‘Shqipëria mbi partitë’ ishte dixhitura për këtë deklaratë.
Top Channel