“Vetëvendosja e sheh si një figurë të parëndësishme”/ Osmani “sulmon” Kurtin: Ai do president që s’mban qëndrime 15/08 14:25
Ministria e Punëve të Jashtme në Palestinë ka kërkuar nga Organizata e Bashkëpunimit Islamik të ndërpresë të gjitha lidhjet me Kosovën.
Kryediplomati i Palestinës, Riyad al-Malki i ka dërguar një letër sekretarit gjeneral të OBI-së, Yousef bin Ahmed Al-Othaimeen, si zbatim i politikave të kësaj organizate ndaj vendeve që shkelin ligjin ndërkombëtar, raporton RTK.
“Ky është një sulm i hapur i Kosovës ndaj popullit të Palestinës, të drejtave të tij dhe shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar”, thuhet në letrën e Riyad al-Malki.
Këto reagime vijnë pasi Kosova hapi ambasadën e saj në Jerusalem, e cila u inaugurua në mars.
Top Channel