Mohuan Covid-in, një i vdekur 12 të infektuar në Norvegji

15/04/2021 13:14

Një mbështetës kryesor i teorive të konspiracionit kundër Covid 19 në Norvegji, i cili e mohonte faktin që kjo është një sëmundje e rrezikshme, ka ndërruar jetë pikërisht prej koronavirusit pasi organizoi dy festa të mëdha në pronën e tij.

60 vjecari Hans Gaarder, kishte rezultuar pozitiv vetëm pak ditë pasi ftoi në mënyrë të paligjshme shumë njerëz në zonën Gran, rreth 40 milje në veri të kryeqytetit, Oslo. Autoritetet vendore të shëndetësisë pohuan se rezultatet paraprake të autopsisë kishin konfirmua faktin që burri ka ndërruar jetë nga virusi. Sipas gazetës Hadeland, të paktën 12 persona të tjerë u infektuan gjatë këtyre grumbullimeve të paligjshme.

Eventet janë ndaluar në Gran që prej 16 marsit në përpjekje për të frenuar përhapjen e sëmundjes, e cila ka marrë 688 jetë njerëzish në Norvegji që prej fillimit të pandemisë vitin e kaluar. Policia tani po përpiqet të mësojë sa vetë morën pjesë saktësisht në të dy festat, ndërsa vdekjen e 60 vjecarit e konfirmoi edhe një zëdhënës i saj.

Top Channel