Ministri i Jashtëm turk: S’kemi nevojë për ndërhyrjen e BE që zgjidhim çështjet me Greqinë

15/04/2021 14:48

Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşolulu e ka thënë prerë se Turqia nuk ka nevojë që të ketë ndërmjetësues BE-në apo vende të tjera për të diskutuar dhe për të zgjidhur çështjet me Greqinë.

Çavuşolulu deklaroi se po pret që të bisedojë miqësisht me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias brenda disa orësh. “Dialogu me Greqinë dhe vizitat e nivelit të lartë janë shumë të rëndësishme për ne”, tha Tsavousoglou.

Më tej ai shtoi: “Ne jemi të lumtur ta mirëpresim Z. Dendias në Ankara. Ne do të diskutojmë për çështjen e Egjeut, Qipros dhe për Mesdheun Lindor”, theksoi ai, ndërsa shtoi:”Është e rëndësishme të vazhdojmë dialogun si dy fqinjë. Ne duhet të adresojmë çështjet që nuk mund t’i zgjidhim në Egje dhe Mesdheun Lindor përmes dialogut”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA