Gjendja pandemike me Covid-19 në Kosovë vazhdon të mbetet e rëndë.

Vetëm gjatë ditës së mërkurë u raportua se nga ky virus humben jetën 14 persona, ndërsa u shënuan 701 raste të reja pozitive me COVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë kanë humbur jetën 2,022 pacientë, ndërsa rreth 100 mijë persona janë infektuar.

Mbi 84 mijë janë shëruar, kurse raste aktive janë 13 mijë e 186.

“Numri total i rasteve pozitive është 99.536 raste nga 486.970 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.022 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 737 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 84.328 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.186”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.

Kujtojmë që dy rastet e para pozitive me COVID-19 në Kosovë u shfaqen më 13 mars të 2020-ës, ndërsa vdekja e parë si shkak i infektimit me këtë virus u raportua me 22 mars, po ashtu të vitit 2020-të.

Top Channel