Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, nën akuzën e trafikut të drogës. Raportohet se ata përdorën shtëpinë e tyre, që ishte në qendër të Parmas, për të pritur blerësit.  

Mediat fqinje shkruajnë se shqiptarët e arrestuar janë të moshave 22 dhe 25 vjeç. Ishin fqinjët ata që telefonuan policinë dhe e vunë atë në lëvizje, pas hyrjeve dhe daljeve të shumta në banesën e të rinjve.

Pas ndërhyrjes në banesë, oficerët e antidrogës arrestuan shqiptarët dhe zbuluan se ata kishin nën zotërim edhe një apartament të dytë.

Në banesën që ata përdornin për shitjen e drogës gjatë kontrollit të policisë u gjetën dhe sekuestruan 31 gram kokainë, prej tyre 16 doza të paketuara dhe 2,000 euro para të thata.

Shqiptarët u mbajtën në paraburgimin e via Burla, ndërsa sot është firmosur vendimi për dëbimin e tyre dhe janë shoqëruar në kufi, për t’u kthyer në Shqipëri.

Top Channel