Basha: Në 100 ditë hapim bisedimet/ Kreu i PD-së bisedon me zv. Presidentin e KE

15/04/2021 15:08

Basti politik i Lulzim Bashës nëse arrin të fitojë zgjedhjet është anëtarësimi i Shqipërisë ne Bashkimin Europian.

Gjatë një video konference me zv/ Presidentin e Komisionit Europian, Margaritis Schinas, Basha zbuloi afatet që i ka vënë vetes për këtë proces.

“Brenda 100 ditëve të para të qeverisë sime ta bëjmë të mundur hapjen e negociatave”.

Tonet optimiste nuk munguan as nga zyrtari europian.

“Negociatat pas zgjedhjeve. Keni shumë arsye për t’u krenuar për rolin në liberalizimin e vizave”.

Kryedemokrati denoncoi fushatën e qeverisë për vaksinimin, ndërsa siguroi angazhimin e zv. presidenti te KE-së për ndihme.

“Qeveria mungese transparencë, në bashkëpunim me BE do sjell në Shqipëri vaksina të certifikuara nga unioni”.

“Sa i përket vaksinave dua te theksoj qe Covax mund te jete nje operacion ndërkombëtar por mendoj se është detyre e forcave politike sidomos ato pro BE te kujtojnë njerëzit qe BE është kontribuuesi me i madh ne ketë mekanizëm. Jam ne kontakte te vazhdueshme me austriaket per Pfizer qe dhe ju te keni se shpejti këto vaksina”.

10 ditë nga zgjedhjet parlamentare Kryedemokrati këmbëngul për një proces të rregullt zgjedhor.

“Zgjedhjet kane te bejne me atë që vjen para drejt te ardhshmes ose per te qëndruar ne vend numëro si keto 8 vite. Keto zgjedhjet s’jane lufte personale mes meje dhe kundërshtarit por ato do duhet të jene zgjedhje të lira”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA