Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Gjuajtësit rusë performonin sot manovra akrobatike të shpejtësisë së lartë teksa përgatiteshin për paradën madhore të Ditës së Fitores në Moskë, ne pervjetorin e triumfit ndaj nazizmit, e gjithashtu në një shfaqje presioni e force në tensionet e përshkallëzuara me Ukrainën dhe aleatët e saj të NATOs.
Eventi i përvitshëm i 9 Majit në Sheshin e Kuq në Moskë shënon fitoren e Ruisisë ndaj Gjermanisë naziste dhe sivjet pritet të vijojë pa kufizime madhore megjithë pandeminë ende të panënshtruar të koronavirusit.
Në provat e sotme të paradës kuadrate ushtarësh ecnin në formacione të rregullta në terrenet e bazës stërvitore Alabino, me maska fytyre dhe flamurë të kuq, ndërsa tanket e raketa lëshueset bashkoheshin në parakalime.
Parada është sivjet në vitin e 76-të dhe mbahet në kujtim të rreth 20 milionë sovjetikëve që kanë humbur jetën në Luftën e Dytë Botërore.
Në pamjet e ministrisë së mbrojtjes shiheshin gjithashtu manovra me helikopteret e sulmit Mi-35 e Ka-52, si dhe me grupin akrobatik Berkut, në helikopterin Mi-28N.
Skuadra e gjashtë gjuajtësve Su-25 do të përdoret për akrobacitë, duke pikturuar flamurin rus në qiellin mbi Sheshin e Kuq.
Ministria tha se disa raketa lëshuese do të ketë në paradë, si dhe bombarduesit Tu-160 e Tu-95MS.
Tu-160 është nga avionët më të mëdhenj supersonikë të prodhuar, dhe është aktualisht bombarduesi më i shpejtë në botë.
Në provat e sotme morën pjesë më shumë se 70 mjete ajrore, duke performuar akrobaci me shpejtësi 200-550 km/orë.
“Po planifikojmë fluturime tradicionale celebruese mbi Sheshin e Kuq, teksa këtë vit grupi i bombarduesve Tu-160 do të shoqërohen nga katër gjuajtës Su-35 të skuadronit akrobatik,” tha mes te tjerash kreu i armatimit dhe stërvitjes taktike Alexander Ivashkin.
Top Channel