Shqipëria ende nuk konsiderohet një vend me risk të ulët të epidemisë së covid 19.
Referuar numrit të personave që e kanë kaluar sëmundje plus ata që janë vaksinuar, Shqipëria mbetet ende shumë larg imunitetit të tufës për ta penguar virusin të qarkullojë lirshëm në popullatë për më tepër që priten rritje të tjera të numrit të të infektuarve .Vera parashikohet pak më e qetë .
Alban Ylli: Pavarësisht vaksinave dhe atyre që kanë kaluar muret kanë vrima që do bëhen që virusi dhe pandemia të jenë zgjuar gjithmonë.
Por në fakt sa muaj zgjat mbrojtja që krijon vaksina tek një person. Eksperti i shëndetit publik Dr Albana Ylli shpjegon se ka studime të ndryshme të cilat flasin me një mbrojte që zgjat disa muaj por me gjasë rivaksinimi do të kthehet në domosdoshmëri për të gjithë grupet e riskut në të ardhmen. Por ende nuk është përcaktuar se njëherë në sa kohë duhet bërë vaksina.
Nevoja për rivaksinim mbetet për të gjithë llojet e vaksinave anticovid .
Top Channel