SHBA/ Kishte dy vjet polic, qëllon dhe vret 16-vjeçarin

14/04/2021 14:48

Policia e Marylandit në SHBA konfirmoi vrasjen e një 16-vjecari nga një efektiv i saj.

Në deklaratë sqarohej se forcat e rendit kishin marrë dy telefonata në lidhje me një person të dyshimtë i cili mbante në dorë diçka që dukej si armë. Njëri nga efektivët u përball me adoleshentin i cili dukej se kishte me vete një armë dhe një thikë. Një dëshmitar informoi policinë se djali kishte marrë një gjuajtje dhe u duk se kishte drejtuar armën nga polici, i cili e qëlloi. I riu ra në tokë i plagosur, por është përpjekur të ngrihet përsëri e ka nxjerrë një thikë.

Polici e urdhëroi ta hidhte thikën, dhe pastaj e qëlloi përsëri, edhe pse 16-vjecari i identifikuar më vonë si Peyton Ham, ishte në tokë. Nga kontrollet që u kryen më vonë, u pa se ai nuk kishte armë por një pistoletë ajri. Efektivi që shtiu mbi Ham, ishte prej dy vjetësh pjesë e policisë së shtetit të Merilendit. Aktualisht, ai është pezulluar në pritje të rezultateve të një hetimi penal, procedure kjo qe kryhet rëndom në raste te tilla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA