Kryeministri Edi Rama ka akuzar sërish liderin e opozitës duke thënë se ai punon për politikën e vjetër të sherrit dhe të konfliktit. Në një postim në Tëitter Rama pyet Lulzim Bashën se përse për të është më i rëndësishëm Sali Berisha dhe Ilir Meta.
“Shqiptarët duan bashkim, duan që ne të gjithë të punojmë për ta dhe ekonominë e tyre përtej pandemisë, duke e lënë pas politikën e vjetër të sherrit, dasisë, konfliktit deri në absurd!”- shkruan Rama.
Postimi i plotë i Ramës:
Po pse vallë janë më të rëndësishëm për ty Saliu dhe Iliri se sa Shqipëria Lulëzim?! Shqiptarët duan bashkim, duan që ne të gjithë të punojmë për ta dhe ekonominë e tyre përtej pandemisë, duke e lënë pas politikën e vjetër të sherrit, dasisë, konfliktit deri në absurd! Pse ti jo?
Nuk vonoi as reagimi i Bashës. Kreu i opoztës në një postim në Tëitter thotë se PD do të jetë fituese e zgjedhjeve të 25 prillit dhe se koha e Ramës ka mbaruar.
Postimi i plotë i Bashës:
Në 25 prill shqiptarët do votojnë numrin 9 për ta larguar Ramën dhe ai nuk do jetë kurrë pjesë e qeverisjes sonë. Koha e tij ka mbaruar. Ne do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do fitojë.
Top Channel