Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Mbetje të reja të paprishura të zbuluara në Marok, kanë ndihmuar studiuesit të rikrijojnë strukturat skeletore.
Pterosaurët, një nga kafshët e para vertebrore në tokë që mësoi të fluturojë, konsiderohet si një nga kushërinjtë e Tiranosaurit famëkeq.
Tashmë shkencëtarët duket se kanë zbuluar një sekret 100 milionë vjeçar për suksesin e pterosaurit fluturues, dhe kjo është qafa e tij më e gjatë se e xhirafës së sotme.
Palaeontologët e universitetit të Portsmouth asnjë herë nuk kishin kuptuar se si pterosaurët ‘azhdarkidë’ arrinin të mbanin qafën e tyre gjatë fluturimit, madje duke mbajtur prenë e tyre të rëndë.
Pas skanimeve të imtësishme të mbetjeve të gjetura në Marok, misteri duket se është zgjidhur.
Zbulimet e publikuara në rrjetin iScience, tregojnë imazhe komplekse të strukturave në formë heliksi rreth një tubi qendror, të ngjashme me telat e rrotës së biçikletës.

Struktura e kockave mbeshtetese ne forme rrote biciklete
Ky dizajn besohet se demonstron sesi zvarranikët gjigandë fluturonin duke mbajtur lart kokën e tyre masive që arrinte deri në 1.5 metra e gjerë.
Dave Martill, profesor paleo-biologjie në Portsmouth, tha: “Kjo është ndryshe nga gjithçka kishim parë deri tani në vertebrat e një kafshe. Tubi neural është i vendosur në qendër të vertebrave dhe lidhet me muret e jashtme me një numër të madh kockash si shufra, të rregulluara në formë rrethore si telat e rrotës së biçikletës”.
“Madje ato kryqëzohen ashtu si telat e biçikletës, në fenomenin që evolucioni i bëri krijesat e mrekullueshme të fluturojnë”.
Studiuesit ishin nisur të studionin formën dhe lëvizjet në qafën e pterosaurit por analizat treguan se 50 nga “shifrat” në qafën e pterosaurit sillnin një rritje prej 90% në rezistencën e strukturës.
Shkencëtarët tashmë besojnë se ky dizajn mund të ndihmojë inxhinierët e sotëm të krijojë struktura më të gjata, më të holla e më të lehta ndërtimi.
Cariad Williams, një nga autorët e raportit tha: “Qafa e këtyre kafshëve ishte shumë e gjatë, dhe në disa specie vertebra e pestë nga koka ishte e gjatë sa trupi i kafshës”.
“Kjo bën që struktura e xhirafës të duket normale. Ne donim të dinim se si funksiononte kjo qafë kaq e gjatë pasi mes vertebrave kishte shumë lëvizshmëri”.
Pterosaurët janë shfaqur në fosilet e epokës Triasike, rreth 225 milionë vjet më parë, por u zhdukën në fund të epokës Kretaceane, rreth 66mln vjet më parë së bashku me të gjithë kushërintë e tyre dinosaurë.
Top Channel