Lezha ndër qytetet me numrin më të madh të të vaksinuarve/ Procesi në Shkodër vijon normalisht

14/04/2021 12:43

Në veri të vendit, në qytetin e Shkodrës procesi i vaksinimit po vijon me ritme normale dhe deri më tani janë kryer rreth 16.500 vaksinime.

Lajmi i mirë është se janë shmangur radhët e gjata, pasi vaksinat janë shpërndarë në të gjitha qendrat shëndetësore. Procesi po vazhdon me ritme normale dhe nëpër fshatra dhe për asnjë ditë procesi nuk është ndërprerë. Vetëm dje janë kryer 780 vaksinime në Shkodër dhe janë planifikuar që ditën e sotme të kryhen rreth 800 vaksinime.

Ndërkohë, një nga zonat me procesin e vaksinimit më të shpejtë është Lezha dhe vetëm një ditë më parë u raportua se ishin kryer rreth 13 mijë vaksinime

Që nga nisja e procesit kanë marrë vaksinën rreth 5500 persona. Procesi i vaksinimit po vijon me ritme mjaft më të mira. Qytetarët, persona mbi 60 vjeç, ata me sëmundje kronike, dhe ata + 60 vjeç po vijojnë të marrin vaksinën në këtë qytet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA