Dje në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishin të ftuar personazhe të njohur që agjërojnë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Një ndër to ishte dhe Shqipe Hysenaj, ish-konkurrentja e “Përputhen”, e cila tregoi se mban Ramazan prej vitesh.
E pyetur nga Bieta se për kë lutet, Shqipja pranoi se lutjet e saj shkojnë për Zotin dhe familjen.

Gjatë bisedës për devotshmërinë e besimtarëve myslimanë, pati një ndërhyrje nga shefi i njohur i kuzhinës Ismet Shehu.
“Më fal se s’ dua të të ofendoj, ti ke dalë me fustan por s’ është e hijshme… Kjo është temë shumë delikate”, tha ndër të tjera Ismeti.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA