Arsyet pse vaksinat nuk do ta ndalojnë përhapjen e koronavirusit, ja çfarë thotë virologu australian

14/04/2021 10:27

Shumë prej nesh shpresojnë që vaksinat kundër koronavirusit të jenë mjeti që na ndalon infektimin me koronavirus, e për të na ndihmuar t’i rikthehemi sa më parë jetës normale.

Por BBC shkruan se problemi është se asnjë masë e vetme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit nuk është 100% efektive dhe kjo përfshin edhe vaksinat.

Studiuesit kanë krijuar “modelin e djathit zviceran” për të ilustruar arsyet.

Ky bllok djathi me vrimat e tij karakteristike përfaqëson një nga mbrojtjet tona kundër virusit. Asnjë nga fetat nuk është perfekte. Secila prej tyre ka vrima që përfaqësojnë të metat e masës, të cilat lejojnë virusin të gjejë një rrugëdalje. Megjithatë nëse ekzistojnë disa shtresa, mundësia e ndalimit të virusit nga njëra prej tyre rritet.

Le të hedhim një vështrim në secilën fetë djathi me radhë.

Vaksinat vlerësohen gjerësisht si arma më e fuqishme në armaturën tonë kundër koronavirusit. Disa janë më shumë se 90% efektive dhe parandalojnë njerëzit që sëmuren dhe të ndërrojnë jetë për shkak të sëmundjes.

Por asnjë vaksinë nuk është kurrë 100%. Kështu që edhe pas marrjes së dozave të saj ka shanse që të infektohemi me covid.

Testimi i përhapur mund të gjejë njerëz që mbartin virusin, por nuk janë të vetëdijshëm se e kanë. Sistemet e gjurmimit të kontaktit gjurmojnë njerëzit që kanë qenë në kontakt të ngushtë me një rast pozitiv, për t’i këshilluar ata të izolohen.

Por skema të tilla duhet të jenë të shpejta dhe të arrijnë ndërmjet 80% – 100% të kontakteve për të punuar në mënyrë efektive.

Shumica e vendeve këshillojnë njerëzit që dyshojnë ose e dinë se kanë covid të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin të tjerët. Disa gjithashtu kërkojnë që udhëtarët të karantinohen. Por disa njerëz nuk e ndjekin këtë këshillë ose nuk janë në gjendje ta bëjnë atë.

Maskat dhe distanca

Maskat dhe mbulesat e fytyrës, apo edhe mbajtja e syzeve mund të bllokojnë pikat e virusit nga kollitja, teshtitjet dhe të folurit. Por edhe maskat që kanë nivel mbrojtjeje më të lartë lejojnë që disa viruse të depërtojnë.

Mbajtja e 2m distancë zvogëlon mundësinë e transmetimit të virusit. Por ne ende mund ta respektojmë këtë rregull më së miri.

Ajri i pastër ul rrezikun e infektimit dhe rrezatimi ultraviolet nga rrezet e diellit mund të shkatërrojë virusin e lënë në sipërfaqe.

Mundësia e infektimit me virus rritet në zonat që nuk janë shumë të ajrosura. Sa më i madh të jetë fluksi i ajrit, aq më i ulët është rreziku, por rreziku është ende aty.

Higjiena e mirë mund të ndihmojë në ndalimin e përhapjes së virusit, por rreziku nga grimcat në ajër mbetet.

Siç mund ta shohim, asnjë fetë e djathit tonë zviceran nuk do të garantojë mbrojtje 100%.

Virologu australian Ian Mackay, i pari që përdor modelin zviceran të djathit në lidhje me pandeminë, thotë se në të vërtetë vrimat e djathit do të hapen vazhdimisht, do të mbyllen dhe do të zhvendosin vendndodhjen në varësi të sjelljes sonë.

Kjo është arsyeja pse ai dhe shkencëtarë të tjerë thonë, madje edhe në vendet me mbulim të përhapur të vaksinave, ne duhet të vazhdojmë të përdorim masa të shumëfishta për të ndaluar përafrimin e vrimave të djathit zviceran dhe lëshimin e virusit.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA