“6 persona me shkopinj bejzbolli erdhën drejt meje”/ Ngjarja në Mamurras, dëshmia e policit: U thashë mos u afroni. Të acaruar më goditën!

14/04/2021 19:36

Askush nuk i identifikon me emra të përveçëm të dyshuarit e familjes Fufi në Mamurras, tre prej të cilëve përfunduan në pranga për sulmin me shkopinj bejsbolli ndaj një polici të postës, i cili pak orë më herët kishte kontrolluar një lokal në pronësi të tyre për lojërat e fatit.

Burime të gazetares Anila Hoxha tregojnë se si vetë efektivi i prangosur tanimë, David Madani ka identifikuar njërin prej tyre në këtë grup ç’ka ka sjellë zbulimin e bashkëpunëtorëve të tjerë. I gjendur vetëm dhe i veshur civil, mbasi kishte përfunduar shërbimin dhe po kthehej në banesën me qira, drejt policit David Madani u afruan me shpejtësi dy automjete.

“Njëri porsche cayenne me xhama të zinj dhe tjetri Audi Q5, prej andej zbritën 6 persona me shkopinj bejzbolli në duar dhe u drejtuan drejt meje”, rrëfen oficeri në dëshminë që TCH disponon eksklusivisht .

“Mes tyre njoha Mir Fufin për të siguruar mbrojtjen nxora armën e shërbimit nga brezi, e mbusha dhe qëllova në ajër dy herë duke ju thënë mos u afroni, mos bëni gabim të afroheni. Ata pavarësisht thirrjeve, të acaruar më goditën”, shton oficeri i policisë. Gjatë gjithë kohës që agresorët po e godisnin efektivin dhe që më pas rezultuan se ishin Nikoll, Rudolf dhe Gjon Fufi, sipas qëndrimit të tij , ai gjuajti tre herë të tjera në mënyrë të pavullnetshme dhe të pakontrolluar duke plagosur dy kolegët që gjendeshin me sherbim në afërsi të vendngjarjes si dhe njërin nga sulmuesit e identifikuar si Nikoll apo Mir Fufi. Dy policët e plagosur nga rikosheti janë Ilir Zeka dhe Flamur Lleja të cilët tregojnë se gjendeshin në distancë në çastet e përplasjes.

Pikërisht në dëshminë e tij polici i arrestuar për plagosje në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme tregon se si paraditen e ngjarjes kishte qenë i planizuar me shërbim turni i parë në stacionin e Mamurrasit.

“Rreth orës 9.30 me thirri shefi i stacionit i cili më tha se do shkojmë për kontroll . Së bashku me policin Ilir Zeka me mjetin shevrolet me mjetin policia 2118 u nisëm pas mjetit privat të shefit dhe u ndalëm në lokalin e Lek Fufit . Pasi hymë në lokalin kafe bilardo kontaktuam një person të quajtur Mir Fufi dhe i bëmë të ditur arsyet e kontrollit. Por ky shtetas debatoi me shefin dhe urdhëroi shoqërimin e këtij personi drejt postës”, thotë ai.

Pikërisht pasi ky person është liruar , katër orë më pas polici u sulmua dhe identifikoi njërin prej tyre i cili mbeti i plagosur në vend. Por ndërkohë ende nuk janë identifikuar tre personat e tjerë pasi polici që gjuajti me armë deklaron se ata ishin gjashtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA